Grida Duma: Nuk ka garë për politikanen më seksi! (VIDEO)

“Në Partinë Demokratike ka garë dhe unë ndihem me të gjithë në garë”. Kështu është shprehur të premten në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës, Sekretarja e Mardhënieve me Publikun në PD, Grida Duma. Duma thekson se është më mirë që të mos heshtin zërat brenda partisë, pasi e ndihmojnë atë që të jetë më aktive. Sipasj saj, Basha arriti t’i rezitojë të gjithë zërave që e konsideronin problematike mënyrën e drejtimit të PD-së.

Duke e konsideruar qeverinë Rama një “qeveri laboratorike”, e duke mos i njohur thuajse asnjë aksion të suksesshëm, Duma thekson se Partia Demokratike është gati të marrë pushtetin. Lidhur me mardhënien Berisha-Basha, Duma thotë se ajo nuk tregon se ka binom, por sintoni politike. Gjatë intervistës dhënë për Vizion Plus, Sekretarja e demokratëve përjashton në mënyrë kategorike një rikthim në aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Duke folur për pozicionimin e saj në vazhdimësinë e PD, Duma nuk e sheh veten në një kabinet të ardhshëm të qeverisë Basha, e aq më pak, në krye të qverisë “një ditë”.

“Nëse nuk arrij ta kalkuloj dicka që mund ta arrij, unë nuk e synoj”- ka qenë përgjigjja e saj, pas pyetjes nëse do të pretendonte të drejtonte një qeveri. Lidhur me “zhurmën” që ajo krijon në publik, përsa i takon imazhit, Duma u shpreh se nuk kërkon të përfitojë nga “bukuria”, e se nuk e përdor këtë “aset” për të realizuar qëllimet e saj. Sekretarja për Mardhëniet me Publikun në PD, tregoi publikisht se egziston një Fun Page i fansave të saj. Lidhur me një “garë hipotetike” për politikanen më seksi në Shqipëri, Duma u shpreh se nuk egziston ndonje rivalitet mes saj e deputeteve si Shkjau apo Tabaku.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=uqkhNvaNo18″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP