Gruaja e kreut të ISIS: Ai jepte vetëm urdhra, s’flitej me të

Gruaja e kreut të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, terroristit më të kërkuar sot në botë, ka folur për martesën me këtë të fundit. Ajo ka thënë se ai ishte një njeri normal dhe familjar.

Por Saja al-Dulaimi thotë gjithashtu për gazetën zviceriane “Expressen”, se ai ishte edhe një njeri misterioz e që nuk pranonte diskutime. Sipas saj, Abu Bakr al-Baghdadi jepte vetëm urdhra.

Ajo e përshkroi martesën e tyre si të cekët dhe të palumtur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë nuk e dua atë”, tha Saja al-Dulaimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me të nuk mund të kishte një diskutim normal. Sapo t’i nisje një bisedë, ai të jeptë urdhër për të bërë diçka. Sesi ai arriti të bëhej kreu i organizatës terroriste më të madhe në botë, kjo është një mister. Ai ishte një familjar normal”, vijon ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?