Gruaja më e shëndoshë në botë

Një grua egjiptiane që mendohet se është gruaja më e shëndoshë në botë e cila peshon plot 500 kilogramë, së shpejti do të shkojë në Indi për kirurgji plastike në mënyrë që të humbë kilet e tepërta.

Eman Ahmed Abd El Aty, është 36 vjeçe dhe do të shkojë në Indi me avion çarder, ku do ti nënshtrohet operacionit nga doktor Muffazal Lakdawala.

Ambasada Indiane në Kajro fillimisht i mohoi asaj kërkesën për vizë, me arsyetimin se ajo nuk ishte në gjendje.

Por ministri i Punëve të Jashtme të Indisë Sushma Sëaraj, që është vetë në spital në pritje të një transplantim të veshkave, iu përgjigj me një ofertë për ndihmë

Familja e zonjës Abd El Aty thotë se ajo nuk ka qenë në gjendje të largohet nga shtëpia për 25 vjet dhe tani pretendon se ajo peshon 500 kg.

Nëse kjo është e vërtetë atëherë kjo do të jetë gruaja më e shëndoshë në botë. Aktualisht në rekordin Gines është  Pauline Potter nga SHBA e cila peshon 292 kg.

_92870613_mediaitem92869292

SHKARKO APP