“Grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor”, Rama zbulon emrat e ministrave dhe kryebashkiakëve
Kryeministri Edi Rama ka propozuar krijimin e një grupi të përbashkët pune mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor, me qëllim adresimin e problematikave rregullative dhe çështjeve të ndryshme që prekin funksionimin e pushtetit lokal.
Rama theksoi nevojën për një qasje të koordinuar institucionale për të “futur në vijë” problematika të natyrave të ndryshme, duke përfshirë si aspektet rregullative ashtu edhe çështje të tjera që kërkojnë ndërhyrje të përbashkët.
Sipas kryeministrit drejtimi i këtij grupi pune duhet t’i besohet Ministrit të Pushtetit Vendor, ndërsa në përbërje të tij të jenë edhe Ministri i Ekonomisë, Ministri i Kulturës dhe Ministri i Mjedisit.
Nga ana e pushtetit vendor, Rama propozoi që në grup të përfshihen kryetarët e bashkive Lezhë, Maliq, Himarë, Shkodër, Durrës dhe Roskovec, si përfaqësues të njësive vendore me problematika dhe sfida të ndryshme zhvillimi.
KOHA JONË SONDAZH

