Grupet kriminale nuk luftohen me pompa dhe me paralele

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, gazetari Spartak Koka është shprehur se nuk luftohet krimi i organizuar me pompa.

Ai shprehet se krimi i organizuar ka struktura të mirëfillta dhe nuk i kap dot sepse ata e kanë deklaruar pasurinë.

Koka shton se duhen forma inteligjente për të hetuar krimin e organizuar.
“Nuk mendoj se grupet kriminale mund të luftohet me pompa dhe me paralele. Krimi i organizuar ka struktura te mirëfillta. Nuk i kap dot sot sepse i ka të deklaruar pasurinë, duhen forma të tjera inteligjente për të hetuar krimin e organizuar. Ne kemi një SPAK, partnerët e huaj kërkojnë mbështetje për këtë institucion”,- tha Koka.

SHKARKO APP