Guvernatori: Edukimi financiar, me rëndësi për brezin e ri

Banka e Shqipërisë në kuadër të ‘Javës globale të parasë”, organizoi sot në lulishten përpara ndërtesës qendrore të BSH në Tiranë, një aktivitet sensibilizues ndërgjegjësues për fëmijët dhe të rinjtë me qëllim rritjen e edukimit financiar tek brezi i ri.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blend Klosi.

Gjatë fjalë së tij, Guvernatori Sejko falenderoi për pjesëmarrjen ministrat Klosi e Nikolla, dhe duke uruar për Ditën e Verës shprehu kënaqësi që “Java globale e parasë” dhe edukimit financiar përkon me këtë festë.

“Edukimi financiar është me rëndësi për brezin e ri, ndaj dhe Banka e Shkqipërisë në bashkëpunim me institucionet e linjës do të vijojë të ketë në vëmendje aktivitetet që përmbushin këtë mision”-tha Sejko, ndersa theksoi se ky proces, ndihmon fëmijët dhe të rinjtë të ndërgjegjësohen mbi të drejtat e tyre financiare, lehtëson aksesin në shërbimet financiare dhe zhvillon aftësitë në këtë fushë.

Ministrja Nikolla theksoi se “Është bukur që në ditën e verës përkon dhe çelja e ditës së parasë. Shkollat ndërveprojnë si shkolla ndërkomunitare. Gatishmëria është maksimale për të bërë më të mirën, j vetëm këtë javë, në javën globale të parasë, por dhe më tej. Gëzuar ditën e verës.”

Nga ana tjetër, ministri Blendi Klosi lëshoi disa mesazhe ndërgjegjësuese për të fëmijët dhe të rinjtë, që të njohin kursimin dhe të vlerësojnë paranë.

“Sot është një ditë plotë dashuri, që i drejtohet të rinjve dhe fëmijëve. Gjatë gjithë vitit flasim se si duhet ë punësohemi, të mbajmë veten. Sot është dita që të flasin për kursimin, që të edukojmë një brez që ta njoh kursimin. Shohim që vërdallë nuk ka një ndjesi kursimi të lekut. paranë duhet ta vlerësojmë pak më shumë dhe atë mundësi që të jep kjo botë e zhurmshme. Kemi më shumë nevojë për vullnetarizëm.”, tha Klosi

Kurse zëvendës-kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave,. Gazmend Kadriu, u ndal në angazhimin dhe vëmëndjen e vaçantë  që AAB dhe bankat anëtare të saj, i kushtojnë Edukimit Financiar dhe jo vetëm në kuadër të Javës Globale dhe Europiane të Parasë, duke synuar që klientët  e bankave të jenë të aftë të marrin vendimet e duhura financiare.

Aktiviteti i parë i javës iu dedikua fëmijëve. Në lulishten pranë ndërtesës së Bankës së Shqipërisë në Tiranë u zhvilluan aktivitete artistike dhe lojëra edukuese përmes të cilave synohet të ushqehet tek fëmijët ndjenja e kujdesit për paranë, dëshira për të kryer llogari të thjeshta dhe nevoja e kursimit si mjet për të përmbushur detyrimet dhe dëshirat e përditshme apo ato afatgjata.

Java e Parasë është një festë ndërkombëtarë mbi ndërgjegjësimin monetar të fëmijëve dhe të rinjve që zhvillohet në mbarë botën gjatë javës së dytë të marsit.

Me rastin e Javës Globale të Parasë, në 14-20 mars 2016, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, kanë hartuar një program me aktivitete edukuese për fëmijë dhe të rinj si: seminare, leksione, konkurse shkollore dhe televizive, vizita në Muzeun e Bankës së Shqipërisë, banka tregtare, si dhe orë të hapura mësimore.

Java e Parasë është një festë mbarëbotërore e parasë, e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe të rinjve për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë financiarisht.Partnerë të shumtë në mbarë globin do të organizojnë aktivitete të larmishme për t’i përfshirë financiarisht fëmijët, duke u mësuar si të kujdesen për paratë, si të kursejnë, si t’i kuptojnë ndryshimet në sistemet ekonomike ku jetojnë, si të fitojnë të ardhura nëpërmjet sipërmarrjes dhe të vendosin bazat për të ardhmen e tyre.

SHKARKO APP