Guvernatori: Hotel Dajti, BSH paguan mbi 2 milionë lekë qera
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko në një raportim në Kominsionin e Ekonomisë ka deklaruar se po “pritet vendimi i KKRT për të nisur rikonstruksionin e Hotel Dajtit”. Sipas Sejkos “BSH është duke paguar 2 mln e 625 mijë lekë në muaj qira për 5 departamente”.
Po ashtu Sejko ka raportuar edhe për vjdhjen e bujshme në këtë institucion. Sipas guvernatorit që kur ka ndodhur vjedhja banka ka marrë masa të rëndësishme sigurie. Ai tha se vjedhja mund të ketë ndodhur nga neglizhenca.
Sejko u shpreh përpara komisionit se për të rritur kreditimin po punohet edhe me bankat në sektorët e duhur.