Guvernatori i BSH: Ekonomia u rrit në 6 muajt e parë të 2017, norma bazë e interesit nuk ndryshon

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se ekonomia e vendit ka bërë një performancë pozitive gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Në një konferencë për mediat, Sejko tha se ekonomia e Shqipërisë është rritur në 6 muajt e parë të 2017.
Ai tha se rritja e ekonomike shënoi vlerën 3.34% në 3-mujorin e parë të vitit.Sakaq, ai shtoi se konsolidimi fiskal ka shfaqur një intensitet më të ulët.“Kredia në lekë u rrit me 9% në një vit. Nuk ka pasur rritje të normave të interesit në kreditim. Kushtet për të marrë kredi pritet të lehtësohen”, tha Guvernatori i BSH.Sejko shtoi se norma bazë e interesit do të vijojë të jetë në 1.25 %.“Të pandryshuara do të mbeten normat për kreditë dhe depozitat”, tha Guvernatori Sejko. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?