Hajdarmataj: “Rama me cinizëm, nis falënderime dhe urime për Vitin e Ri”

 

Opozita është e vendosur në arritjen e qëllimit të saj, për rrëzimin e qeverisë. Këtë herë ka qenë deputetja e PD-së Mimoza Hajdarmataj e cila ka akuzuar Kryeministrin Rama, në lidhje me kartolinat e falënderimit ndaj bizneseve. Hajdarmataj ka ironizuar lojën e qeverisë për dërgimin e kartolinave falënderuese për bizneset. "Rama me cinizëm të pashoq, nis falënderime dhe urime për Vitin e Ri. Nuk ka asgjë që të sjellë paqe dhe aq më pak pajtim mes teje dhe shqiptarëve".

Në një status në facebook, deputetja Hajdarmataj ka shtuar se: "Pasi i terrorizoi një vit rresht me kontrolle shantazhuese tatimore dhe me gjoba disa milionëshe me faturë dhe nën dorë, Rama i ka dërguar një "kartolinë falënderimi" bizneseve të vegjël e të mesëm. Në pak muaj falë këtij terrori dhe mjerimit ekonomik që ka ulur nën zero forcën blerëse të konsumatorit shqiptar, kanë dalë në rrugë 73 mijë kryefamiljarë e kryefamiljare duke lënë pa bukën e gojës dhjetëra mijëra familje".

PD-ja ka deklaruar se nesër ajo do të protestojë përsëri, për të rrëzuar këtë qeverinë aktuale. Për sa i përket reformës në biznes, z. Hajdarmataj reagon se: "Janë mbyllur mbi tetë mijë biznese dhe dëshmi e kësaj furtune qeveritare është papunësia që rritet çdo ditë. Në fakt janë 770 milion € të vjedhura me tender, 400 milion € i mungojnë doganave të cilat nuk mund të kompensohen me terror ndaj biznesit".

Një tjetër pike e rëndësishme është dhe kriza e emigrantëve është se çdo ditë nga vendi ynë largohen dhe sipas deklaratës së PD-së: Janë 100 mijë shqiptarë kanë ikur të dëshpëruar nga atdheu dhe dhjetëra nëna e baballarë këtë fundviti po shtojnë listën tragjike të vetëvrasjeve për shkak të pamundësisë. Ata kanë nisur një rrugë pa kthim, do ta rrëzojnë me protesta e revoltë kombëtare nga çdo cep i Shqipërisë. Rama dhe banda e tij ministrore dhe parlamentare nuk përfaqëson më asnjë qytetar e jo më një milion shuplaka", ka përfunduar statusin e saj në facebook Mimoza Hajdarmataj.

 

R.Shtylla

 

SHKARKO APP