Hajdarmataj: Rënia e Murit të Berlinit sjell jehonën e domosdoshmërisë për revoltë
Deputetja e PD-së dhe njëkohësisht anëtare në komisionit e Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Mimoza Hajdarmataj ka kujtuar 26 vjetorin e rënies të murit të Berlinit. Kjo ditë e sotmja ka prekur kujtesën dhe momentet e viteve ’97-të në Shqipërinë tonë, ku deputetët tanë e kanë lidhur momentet e murit të Berlinit me trazirat e ’97-tës, dhe kanë qenë të shumtë ata që kanë kujtuar. Mimoza Hajdarmataj ka qenë ish-studente e dhjetorit dhe firmëtare në themelimin e PD-së.
Deputetja në një postim në facebook, të shoqëruar me një foto në vendin ku u rrëzua muri i Berlinit ka shkruar: "Sot 26 vite nga rrëzimi i Murit të Berlinit. Çerek shekulli më parë, rrezimi i Murit të Berlinit i dha zjarr dhe shpresë revoltës së shqiptarëve, se diktaturat bien". Deputetja është dhe anëtare e komisionit që po merret me organizimin e festimeve dhe aktiviteve për 25 vjetorin.
Hajdarmataj sjell disa kujtime të viteve kur studentët luftuan dhe u ngritën për liri:"Frymëzimi i kësaj ngjarje sublime, ngriti peshë zemrat e të gjithë ne studentëve dhe të gjithë të rinjve shqiptarë, pjesmarrës të" Lëvizjës së Dhjetorit", që ngritën themelet e pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri. Sepse ne gjen të shqiptarëve është ADN e lirisë dhe e besimit në funksionimin e saj. Kjo është ngjarja që më mbush me emocion çdo përvjetor, sepse kur muret bien rrëzohet e keqja, ndryshojnë sistemet, rilind shpresa".
Deputetja e ka mbyllur statusin e saj me një krahasim për situatën aktuale në vendin tone, ku shprehet se:"Edhe sot, rënia e Murit sjell jehonën e domosdoshmërisë për revolte. Shqiptarët do ia dalin përherë, të rrëzojnë mure diktaturash dhe neodiktaturash".
R.Shtylla