Hajdarmataj: Skema e pagesës me këste të borxhit ndaj OSSHE-së për familjarët

 

Deputetja e PD-së Mimoza Hajdarmataj në një postim në facebook ka zbuluar skemën për afatet e lijkujdimit të borxheve ndaj OSSHE-së nga na e qytetarëve dhe kohëzgjatja e tyre në këste. Ajo si deputete e Kukësit dëshiron që personat që jetojnë në fshatra të largëta që të mos e humbin afatin për lidhje të akt marrëveshjes deri në fund të këtij viti pasi se do nuk do ketë shans tjetër.  Në statusin e saj ajo shton se:"Me gjithë përpjekjet e mëdha për të sensibilizuar sado pak strukturat shtetërore, sidomos Ministrinë e Energjetikës, për trajtimin e diferencuar që duhet të bëjë për shtresat në nevojë, e veçanërisht familjet në varfëri ekstreme, nuk ia kemi dalë".Znj. Hajdarmataj ngreh për të disatën herë shqetësimin për gjendjen e familjeve që janë në gjendje të keqe, pa asnjë ndihmë ekonomike. Janë rreth 600 familje në Tropojë, sot pa asnjë mundësi ekonomike për të marrë shërbimet bazë, ndër to as furnizimin me energji elektrike, shërbim ky i ndërprerë prej shumë muajsh për shkak të pamundësisë së pagesave të faturave të prapambetura shto këtu edhe kamat vonesat respektive. "Por insistimit tonë, me shkresa, me gojë apo nëpërmjet mediave dhe rrjeteve sociale, këto ditë OSHEE ka njoftuar që, deri në fund të këtij viti do aplikojë një skemë të re të pagesave me këste të energjisë për qytetarët dhe bizneset debitorë"- shton më tej deputetja.
Skema e uljeve për kamatvonesat sipas njoftimit.

"Në rast se familjari e paguan të gjithë detyrimin njëherësh, i ulet kamatëvonesa me 70% dhe në rast se abonenti do të paraqitet brenda 6 muajve nga firmosja e aktmarrëveshjes për të paguar detyrimin, atëherë do të përfitojë 50% të reduktimit të kamatës në datën e mbylljes së detyrimit". Znj.Hajdarmataj i këshillon qytetarët që të bëjnë kujdes sepse oferta e heqjes së kamatës është deri në 31 dhjetor!

R.Shtylla

 

SHKARKO APP