Hajdutët vjedhin shtëpinë e Rita Orës

 

Rita Ora është njoftuar se mund të jetë viktima më e fundit e grabitësve profesionalë të cilët fshihen prapa një sërë grabitjesh në Londër. Në shtëpinë londineze me 6 dhoma gjumi të këngëtares është lënë të kuptohet se janë vjedhur bizhuteri, para dhe pajisje elektronike orët e para të 28 nëntorit . Vetëm një javë më parë u raportua se u grabitën 500 mijë paund nga shtëpia e Simon Coëell e cila ndodhet më pak se 3 milje larg shtëpisë së 25 vjeçares. Policia është duke hetuar mundësinë se i njëjti hajdut fshihet pas të dy grabitjeve të artistëve. Një burim i afër i juristes së X Factor është shprehur për The Sun, se Rita është “shumë e tronditur” nga krimi. “Fatmirësisht Rita nuk ishte në shtëpi në atë kohë, por një pjestar i familjes po flinte në katin e sipërm kështu që mund të kishte shkuar edhe më keq nëse ata do ishin shqetësuar.”- ka shtuar burimi.

SHKARKO APP