Hajmalia me fat e Di Caprio
Ylli i filmit më të ri, Room, Jacob Tremblay, të martën ka qenë i ftuar në emisionin e Ellen DeGeneres dhe e ka fituar menjëherë zemrën e saj. 9 -vjeçari i tha Ellen se si e kishte takuar Leonardo DiCaprion gjatë çmimeve SAG, dhe ishte bërë ogurmirë kur ai e fitoi çmimin si aktori më i mirë për rolin e The Revenant.
“Shkova tek ai. Është një histori goxha qesharake. E pashë atë prapa karriges tonë e kështu që shkova drejtë tek ai”. “Pashë që ka shumë njerëz që prisnin për ta takuar, mirëpo mendova që unë jam fëmijë dhe mund t’i kaloj”. “I thashë atij që i uroj shumë fat dhe ai më uroi gjithashtu – por ai fitoi, e unë jo, e nëse dëshiron të fitosh atëherë duhet që unë të të uroj fat”, është shprehur Tremblay.