Hakerat iranianë sulmuan Postën Shqiptare, qeveria: Nuk ka indicie që të dhënat janë vjedhur

Ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendose, Ervin Demo, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ka folur në lidhje me sulmin kibernetik të ndodhur dje ndaj Postës Shqiptare nga Homeland Justice.

“Në momentin që flasim po bëhet një analizë e detajuar nga AKSHI dhe jo vetëm. Shërbimet e postës po vijojnë normalisht nuk ka të dhëna që janë inkriptuar, por duhet të presim përfundimin e analizave.

Vetë AKSHI i ka kapacitetet që rrisin garancinë për integritetin e të dhënave publike në institucionet shqiptare”, tha Demo.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?