Hallouin, Shtëpia e Bardhë hap dyert për festën e “të vdekurve”

 

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe zonja e parë, Michele Obama kanë hapur dyert e Shtëpisë së Bardhë për festën e Hallouinit, duke ofruar karamele për fëmijët nga shkollat lokale dhe fëmijët e familjeve të ushtarëve.

Shtëpia e Bardhë u dekorua sipas temës “Pylli i mahnitur”, ndërsa akrobatë me kostume të ndryshme shumë ngjyrëshe performuan në një spektakël për disa orë, për të argëtuar fëmijët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti dhe zonja e tij shpërndanë karamele dhe ëmbëlsira për fëmijët, të gjithë të veshur me kostumet e superheronjve, si princesha, si karakteret e filmave “Lufta e yjeve” apo edhe si Papa Francesku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë vit, lëvizja e ditëve përpara Hallouinit është quajtur si “Lufta e sheqerit” për shkak të kërkesave të larta për ëmbëlsira dhe karamelet tipike të kësaj feste.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka futur sheqerin në listën e produkteve që shkaktojnë sëmundje kronike si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Amerikanët kanë shpenzuar plot 2.1 miliardë dollarë për ëmbëlsira këtë vit, sipas të dhënave zyrtare të Federatës Kombëtare të Shitjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?