Hapa konkretë për Onkologjikun, ministrja Sala: Duhet të shkojmë ne tek pacienti jo pacienti tek ne
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala thotë se qeveria ”Rama 4” ka rritur fokusin te Onkologjiku duke bërë të ditur se veç në tre muajt e fundit është dyfishuar kapaciteti i kimioterapisë ambulatore, ndërsa po përgatitet decentralizimi i shërbimit, në mënyrë që pacientët të marrin trajtim më afër vendbanimit të tyre dhe jo vetëm në Tiranë.
”Në verë morën disa angazhime bashkë. Ju falënderoj për kontributin. I kemi vënë një fokus më të madh Onkologjikut.
Të paktën në këto 3 muajt e parë me një përfshirje të plotë të sistemit onkologjik, ministrisë së drejtësisë dhe donatorët, bëmë hapa konkrete duke dyfishuar kapacitetin e shërbimit ambulator të kemioterapisë.
Kemi në plan të decentralizojmë onkologjinë, duhet të shkojmë ne tek pacienti jo pacienti tek ne. Duhen shfrytëzuar kapacitetet rajonale në mënyrë sa më efikase”,-tha ajo.
KOHA JONË SONDAZH

