Hapësirat publike, Rama batuta me Qosen: Shpresoj të na bashkohet ”Kavaja demokratike”
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në eventin ”Shqipëria Turistike 2030”, nuk ka lënë pa shkëmbyer batuta edhe me kryebashkiakun e Kavajës, Fisnik Qosja.
Rama tha se nismës për pastrimin e hapësirave publike shpreson që t’i bashkohet edhe Bashkia e Kavajës. Teksa priti konfirmimin nga Qosja, kreu i qeverisë bëri një batutë dhe tha se ”hudhrën e paskemi me vete”.
”Shpresoj që në këtë përpjekje të na bashkohet edhe ”Kavaja demokratike”, që uroj t’i ndalojë ndërtimin e pallateve në vend të pishave! Dhe ka ardhur edhe kryetari i Kavajës (pret konfirmimin nga Qosja)! Ok, hudhrën e paskemi me vete”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

