Hapet fondacioni në nder të 5-vjeçares që u martua para se të vdiste
Një 5-vjecare që vdiq prej betejës me kancerin preku zemrat e shumë njerëzve rreth botës. Pak ditë para se të ndërronte jetë, ajo u martua me shokun e saj të fëmijërisë Harrison Grier pasi ishte dëshira e saj e fundit.
Pamjet nga ceremonia e tyre u publikuan kudo, prandaj familja e saj vendosi që të bëjë dicka për të tjerët që janë të prekur nga kanceri.
Ata vuajtën shumë për humbjen e vogëlushes Eiledh Paterson dhe nuk donin që prindër të tjerë të përjetonin të njëjtën gjë. Kështu ata do hapin shumë shpejt një fondacion bamirësie që mbledh njerëzit nga e gjithë bota.
Ajo kërkon të sigurojë shtëpi për familjet që humbasin gjithcka për të shëruar fëmijët si dhe akomodim për periudhën që qëndrojnë pranë tyre në betejë me sëmundje të ndryshme.
Nëna e 5-vjecares, Gail vendosi akomodim pasi kur qëndronte pranë së bijës, spitali nuk e lejonte që të flinte aty gjatë natës.