Hapet qarkullimi drejt Thethit, Beci: Kujdes nga ngricat, mjetet po punojnë në Qafë Thore

Pas rënies së ortekëve gjatë natës në zonën e Qafë Thores si pasojë e reshjeve të dëborës, situata po i drejtohet normalizimit. Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka bërë të ditur se me rënien e intensitetit të reshjeve, po punohet intensivisht me mjete borëpastruese për zgjerimin e aksit rrugor. Sipas Becit, zona e tuneleve panoramike tashmë është e pastruar, duke bërë të mundur lëvizjen e mjeteve drejt Thethit dhe anasjelltas.

Megjithatë, ai u bën thirrje udhëtarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të jenë të pajisur detyrimisht me goma dimërore dhe zinxhirë, pasi ngricat dhe kushtet e vështira atmosferike mbeten sfiduese për sigurinë rrugore.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë natës reshjet e dëborës kanë sjellë rënie ortekësh në zonën e Qafë Thores.
Tashmë me uljen e intensitetit të reshjeve po punohet intensivisht me disa mjete për pastrimin dhe zgjerimin e rrugës, me qëllim që ajo të bëhet plotësisht e kalueshme. Zona e tuneleve panoramike në Qafë Thore është pastruar dhe qarkullimi drejt Thethit dhe nga Thethi është i mundur.
⚠️ Udhëtarët duhet të tregojnë kujdes dhe të pajisen patjetër me goma dimërore dhe zinxhirë, për shkak të ngricave dhe kushteve të vështira atmosferike./J.H/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?