FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haradinaj letër Çekisë: Nuk do marr pjesë në Samit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj përmes një letre i ka komunikuar homologut të tij çek se nuk do marrë pjesë në Samitit të V4 dhe ËB6 në Çeki.

Haradinaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, u shpreh se mori vendimin për shkak të zgjedhje të angazhimeve në zgjedhjet e parakohshme.

Ndërkohë falënderoi homologun Andrej Babis për ftesën drejtuar Kryeministrit të Kosovës për të marrë pjesë në Samit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të nderuar qytetarë, Kosova ka hyrë në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe angazhimet në këtë kohë të rëndësishme për vendin, kanë pamundësuar pjesëmarrjen time në punimet e Samitit të V4 dhe WB6, nën kryesimin e Republikës së Çekisë. Përmes kësaj letre i kam shprehur falenderimet e sinqerta Kryeminstrit të Republikës së Çekisë, z. Andrej Babis, për ftesën drejtuar Kryeministrit të Kosovës për të marrë pjesë në Samit, dhe çmojmë lartë përkushtimin e Republikës së Çekisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si Kosovë do të vazhdojmë të jemi kontribues serioz për paqe dhe stabilitet në rajon dhe ndaj dialogut me Serbinë, i cili do të përfundoj me njohje reciproke, në kufijtë ekzistues,”-shkroi Haradinaj.

Por Haradianj ende nuk ka komentuar mbi deklaratat e presidentit çek, i cili u shpreh se po mendon tërheqjen e njohjes së Kosovës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?