Harta franceze e para dy shekujve tregon Shqipërinë që duhej të ishte

Një hartë e vjetër franceze, dy shekuj më parë dëshmon trojet shqiptare, që banoheshin nga shqiptarët. Duke e krahasuar me hartën e sotme, për fat të keq shohim se shqiptarëve iu është rrëmbyer pjesa më e madhe e territoreve duke u copëzuar mes fqinjëve.

Studiuesi Artan Shkreli sjell këtë hartë të krijuar para Kongresit të Berlinit e realizuar nga francezi Lejean. Në skicimet e francezit shihet se ‘Skipetares’ ishin pjesa më e madhe e territoreve, pikërisht ato me ngjyrë të verdhë.

“Pjesë nga harta etnografike e vitit 1861, para Kongresit të Berlinit, realizuar nga frengu Lejean ( mos harrohet se francezët kishin aksesin më të madh në territoret e Perandorinë Osmane atë kohë, e për rrjedhojë kishin mundësi të mira për studimin etnografik të popujve dhe etnive që e popullonin atë).

Swiss Digital Desktop Reklama

Do ishte kurioze, për efekt krahasimi, realizimi i një harte të tillë sot pas një shekulli e gjysmë, për të parë se si ka ndryshuar demografia me shfaqjen dhe konsolidimin e shteteve moderne ballkanike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me përjashtim të njollave sllave (gjelbër) dhe vllahe (blu) Lejean shënon më 1861 si SKIPETARES pjesën tjeter (verdhe)”, shkruan Shkreli.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?