Harvardi udhëzon profesorët: Mos bëni seks me studentët
Universiteti i Harvardit ka ndaluar profesorët që të përfshihen në marrëdhënie seksuale apo romantike me studentët.
Sipas Telegraph, ky vendim i një kolegji të madh amerikan synon të trajtojë një problem të shumëdebatuar në kampuset universitare.
“Studentët vijnë këtu për të mësuar prej nesh,” tha Alison Johnson, profesoresha që ka drejtuar panelin që ka hartuar rregulloren.
“Ata nuk kanë ardhur këtu për marrëdhënie seksuale apo romantike me ne”.
Disa universitete amerikane, përfshi këtu Harvardin, i ndalojnë marrëdhëniet mes profesorëve dhe studentëve që ata mbikëqyrin.
Por tani ata e kanë zgjeruar këtë rregullore për të mbuluar çdo lidhje seksuale apo romantike mes një akademiku apo studenti, edhe nëse nuk ka lidhje mësimi mes tyre.