Hasimja: Shteti është vënë në funksion të partive politike
Kandidati për deputeti i Sfidës për Shqipërinë, Ermal Hasimja tha në studion e “Ekopolitikë” më Aurora Sulçen se shteti është vënë në funksion të partive politike.
Hasimja: Kjo është një pjesë e vogël e vënies së shtetit në funksion të partive politike. I gjithë shteti është i vënë në shpërbim të partive, duke filluar që nga ajo pjesë e mundësive, favoreve, e burimeve që shteti mund ti vejë në dorë të qytetarëve, deri aty është future ngjyresa e partive. Dhe jo rastësisht kur e panë njerëzit thanë ça dreqin do PD që të marrë ministrin e Arsimit apo drejtorin e OSHEE. Me këtë e kupton qartë se të gjithë u hutuan. Kemi të bëjmë me dy forca politike që e dinë shumë mirë si funksionon sistemi, sepse janë gjëra që i kanë bërë vetë të dyja.
Sulçe: Pra në momentin që vihen këta lloj drejtorë teknikë e bëjnë për të ruajtur njëri-tjetrin?
Hasimja: Sigurisht për të ruajtur njëri-tjetrin …Në Francë nuk i shkon në mendje njeriu të bëjë marrëveshje dhe zëvedësojë drejtorët e agjencive që ofrojnë shërbime publike. Kjo bëhet në Shqipëri sepse të gjithë këto shërbime publike, e gjithë kjo pjesë e shteti që ka lidhje me interesin e qytetarit është në vënë në shërbim të partive politike. PD e di mirë këtë gjë, prandaj i ka kërkuar këto dhe ka një lloj llogjike. Nuk është se po e kritikoj PD për këtë gjë. Për aq sa kjo gjë garanton mos përdorimin e administratës shumë mirë.