Haxhinasto: Kompanitë austriake të angazhohen në aeroporte

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri të Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler.

Ministri Haxhinasto, e falenderoi ambasadorin për asistencën  e vazhdueshme të Austrisë në zhvillimin e infrastrukturës dhe ekonomisë së vendit, dhe u ndal veçanërisht në frytet e asistencës teknike në sektorin jetik të ujësjellës kanalizimeve.

Më tej, Ministri dhe Ambasadori, diskutuan mbi mundësitë e gjera për zhvillim e këtyre marrëdhenieneve. Ai vlerësoi si mundësi konkrete bashkëpunimin në sektorin e transportit hekurudhor, i cili paraqet nevoja të mëdha për investime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Haxhinasto vlerëroi eksperiencën austriake në këtë sektor dhe shprehu gadishmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit edhe në projekte konkrete të infrastrukturës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Haxhinasto, paraqiti gjithashtu  si një sektor të rëndësishëm bashkëpunimi transportin ajror, në të cilin kompanitë austriake, janë prezent me shërbimet e tyre por që mund edhe të angazhohen në investime të infrastruktuës aeroportuale. Veçanërisht  pas  heqjes së ekskluzivitetit të operatorëve të Aeroportit të Rinasit.

Duke folur për procesin e Berlinit, Haxhinasto  shprehu besimin që mbas samitit të Vjenës, për rrjetin bazë të rajonit, Samiti i Parisit në 4 Korrik, do të sjellë rezultate konkrete në drejtim të financimit të projekteve të konektivitetit dhe infrastrukturës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?