Haxhinasto: Kontrolli teknik i makinave, koncesionari të respektojë kontratën

Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka zhvilluar një kontroll blic në pikën e kontrollit teknik të automjeteve në qytetin e Beratit, ku i ka kërkuar kompanisë SGS që të realizojë detyrimet e saj kontraktuale për të kryer investimet e duhura. Haxhinasto tha gjithashtu se shërbimi ndaj qytetarëve duhet të përmirësohet.

“Respektojmë detyrimet kontraktore ndaj koncesionarit, por edhe SGS duhet të respektojë detyrimet për investime dhe standarde shërbimi. SGS të planifikojë që tani eliminimin e radhëve në fund të vitit”, tha Haxhinasto.

Ministri u shpreh edhe se çdo koncesionar duhet të repsketojë detyrimet që parashikohen në kontratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“U përmbahemi detyrimeve tona ligjore. Çdo koncesionar duhet të respektoje detyrimet kontraktuale. Mosrespektimi i detyrimeve të kontratë, arsye për rivlerësimin e saj”, përfundoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?