Haxhinasto: Nuk gjeta asnjë dokument në ministri, që Shëngjini do t’i jepej Kosovës

Ministri i Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, konfirmon se një kompani kineze është e interesuar për portin e Shëngjinit. Ndërkohë, ai ka thënë se në ministri nuk ka gjetur asnjë dokument, që Shëngjini do t’i jepet Kosovës.

“Nuk kam asnjë material të tillë në minsitri për këtë. Ekziston një vullnet i përbashkët që ne të krijojmë të gjithë lehtësistë e mundshme për bizneset kosovare që duan t’i përdorin ata. Ajo që mund të them është se ne kemi një gatishmëri të plotë për të bashkëpunuar me palën kosovare për ti bërë portet e Shqipërisë sa më atraktive” tha Haxhinasto në një emission televiziv.

Kohë më parë, kur Berisha ishte kryeministër, deklaroi nga Shëngjini se ky port do t’i jepej Kosovës.

Por, duket se ka qenë thjesht një premtim sa për shou, duke qenë se qeveria e tij nuk ka nënshkruar asnjë dokument për kalimin e këtij porti Kosovës.

SHKARKO APP