Haxhinasto: Pagesa e faturave të ujit, detyrim për çdokënd

Në vijim të konferencave vjetore të veprimtarisë së institucioneve në varësi të ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, ministri Haxhinasto përmbylli ditën e sotme veprimtarinë vjetore të Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve.

Kryefjala e Ministrit Haxhinasto për këtë sektor ishte partneriteti me qytetarët dhe ndërgjegjësimi i publikut për vlerësimin e ujit, si element jetik dhe aset kombëtar.

“Pjesëmarrja e publikut është pjesë e thelbësore e reformës që po ndërmarrim dhe element kyç për suksesin e saj. Duhet të ndërgjegjësohet çdo qytetar se pagesa e ujit është detyrim”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke vlerësuar si 3 çështjet dhe sfidat kryesore të këtij sektori humbjet në rrjet, konsumin e energjisë dhe kapacitetet njerëzore, si dhe theksoi si cështje prioritare për trajtim në këtë sektor mundegesën e aksesit të ujit të pijshëm në nivelin e rreth 20% të popullatës dhe mungesën e shërbimit të kanalizimeve të ujërave të përdorura në nivele nën 50% të popullatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke u ndalur në çështjen e humbjeve në rrjet, ministri Haxhinasto e theksoi humbjen në rrjet në të sistemit në tëresi me 67% si një shifër të papranueshme dhe nënvizoi se nivele të tilla humbjesh nuk mund të garantojnë një sistem të qëndrueshëm. Më tej, ai vijoi me konsumin e lartë të energjisë, i cili për 2014-ën ishte në vlerën rreth 1.8 miliardë lekë, kosto prej funksionimit me ngritje manuale në sistemin e  ujësjellësave në vend. Ai u shpreh se kapacitetet njerëzore në nivel operimi dhe menaxhimi vijojnë të jenë një nga problematikat kryesore në këtë sektor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?