Haxhinasto: Rrugët në Shqipëri duan 1.2 miliardë euro investime
Në Tiranë është mbajtur takimi i radhës i ministrave të transportit të rajonit. Gjatë fjalës së tij, ministri Edmond Haxhinasto tha se Shqipërisë i duhen edhe 1.2 miliard euro investime, për ta bërë sistemin rrugor sipas standarteve të Bashkimit Europian.
“Qeveria është e angazhuar për zgjerimin e rrejtit, ka bërë planifikime për plotësimin e elementëve të realizimit të veprave me qëllim që infrastruktura të zhvillohet e ti shërbejë Shqipërisë dhe lidhjeve me fqinjët tanë. Me rëndësi është mbikalimi i Milotit, Bypas Fier, Bypas Vlorë, Bypas Rrogozhine, Qukës – Qafë Plloçë. Këto vepra që janë në proçes, janë rreth 100 km me një vlerë të kontraktuar rreth 200 milion euro. Ne kemi nevoja, ndaj kemi miratuar rrejtin e ri që është sfidë e madhe për angazhimet tona buxhetore dhe kemi konkluduar se duhen rreth 1.2 miliard euro investime në të ardhmen” ka thënë Haxhinasto.
Haxhinasto ka shtuar se transporti është sektor i rëndësishëm i ekonomisë, sektor vital, për zhvillimin dhe rritjen ekonomike, konektivitetin mes vëndeve, na afron më tej me Bashkimin Europain, duke theksuar se proçesi i Berlinit ka sjellë cilësi të rëndësishme në bashkëpunimin e deritanishëm.
“Kemi realizuar investime të konsiderueshme në infrastrukturë. Gjatë 20 viteve janë investuar 3.7 miliard dollarë në infrastrukturë. Një nga boshtet kryesore është ai veri-jug, Bypasi i Durrësit, boshti perëndim – lindje. Këto vepra, 700 kilometra, kanë patur investim rreth 2 miliardë dollarë
Sa i takon lidhjes së Shqipërisë me vendet e rajonit, Haxhinasto tha se është planifikuar që koridori 8, që e lidh vendin me Maqedoninë, pritet që të alokojhet një fond për realizmin e tij.
“Studimi për këtë segment, Durrës – Pogradec me lidhje Maqedoninë, plotëson kriterin ekonomik me të gjitha paramentrat” ka shtuar ai.
Lidhur me rrjetin hekurudhor, Haxhinasto ka deklaruar se riaktivizimi i saj kërkon përpjekje, vëmendje dhe resurse të jashtëzakonshme.
“Kemi plane të rëndësishme si Tiranë Rinas Durrës, shpejt do ketë projekt të detajuar dhe aktualisht po administrojmë inetresa të investitorëve të mundshëm, ku do e trajtojmë me seriozitet. Ne në planet tona synojmë lidhjen me Greqinë, për mundësi konkrete të Durrësit me dy portet e Selanikut dhe Pireun” ka shtuar ministri.
Sipas Haxhinastos, duhen 80 milion dollarë për ta sjellë rrjetin rrugor në standartet e kërkuara,për të garantuar cilësinë e duhur për transport.
“Kemi 3 fishuar angazhimet buxhetore, për mirëmbajtjen, një projekt i ri që qeveria dhe Banka Botërore në 5 vitet e ardhshme për të mirëmbajtur rrjetin kryesor kombëtar me vlerë 130 milion dollarë, për cilësi tjetër të shërbimeve të trasnportit”
Haxhinasto ka inkurajuar SITA-n që të jetë më aktive mes vendeve të rajonit që kanë axhendë të qartë, me problematikë të qartë për mundësi koordinimi me ahxenda kombëtare të secilit vend për përmirësimin e treguesve.