Haxhinasto: Tiranë-Elbasan, punimet brenda buxhetit të parashikuar
“Problematika e hasur deri më tani nuk do të sjellë kosto shtesë, gjithçka deri më tani është brenda buxhetit të parashikuar të veprës”, u shpreh ai.
Duke shtuar se ecuria e punimeve për këtë vepër pritet të mbarojnë brenda afateve të caktuara të pranverës së vitit të ardhshëm.
Teksa u njoh sakaq edhe me problematikën e hasur mbi stabilitetin e ulët të terrenit, rrëshqitjen e dherave dhe problematika të tjera të hasura të natyrës gjeo-fizike.
Ai i kërkoi gjithashtu kompanisë kontraktore mobilizim dhe angazhim të plotë, për të përshpejtuar ritmin e punimeve për këtë vepër të rëndësishme për zonën dhe qytetarët e Tiranës dhe Elbasanit.