Haxhinasto-Veliaj: Të rindërtohet stacioni hekurudhor i Tiranës
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u takuan sot me qëllim koordinimin për realizimin me sukses të reformave në fushën e shërbimeve publike.
Ministri Haxhinasto u shpreh për domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë me Bashkinë e Tiranës, si bashkia më e madhe në vend, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve publike, veçanërisht në disa sektorë kyç në transport dhe infrastrukturë.
Ai e prezantoi kryebashkiakun Veliaj me reformën në transportin ndërqytetës dhe reformën në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, dy reforma zbatimi i te cilave do të fillojë në muajin shtator.
Ministri theksoi se fokusi i reformës në Ujësjellës Kanalizime do të jetë përmirësimi i manaxhimit të ndërmarrjeve, reduktimi i humbjeve në rrjet dhe rritja e cilësisë së ujit për qytetarët.