Hebrenjtë e Arabisë

Hebrenjtë mund ta kenë origjinën nga Lindja e Mesme, por shumë kohë më parë ishin të shpërndarë kudo- edhe në Gjirin Persik, mes vendeve të tjera. Tani aty kanë mbetur pak, përveç Iranit. Por një shekull më parë, ka pasur edhe një propozim për të themeluar një shtet hebre në një oaz pranë Bahreinit

Nga Matthew Teller, BBC

 

Në vitin 1859, Griffith Jenkins, një zyrtar i lartë britanik në Gji, i shkroi një vartësi të tij, të quajtur Hiskal.

Hiskal, ose Yehezkle ben Yosef, ishte një zyrtar i vogël që përfaqësonte interesante britanike në Maskat. Dhe, si paraardhësi i tij në këtë post në vitin 1940, edhe ai ishte hebre.

Hebrenjtë jetonin në Maskat që prej të paktën vitit 1625. Në vitin 1673, sipas një udhëtari, ishte ndërtuar një sinagogë, duke lënë të nënkuptohet përhershmërinë.

Oficeri britanik, James Wellsted gjithashtu thekson ekzistencën e një komuniteti hebre gjatë një vizite në vitin 1830.

Letra e Jenkins flet saktësisht rreth Imamit (një sundimtar mysliman, me ndikim në qarqet e brendshme në Oman) dhe ardhjen e një njeriu nga Persia. Ai përfundon duke i kërkuar Hiskalit që të shpjegojë këtë çështje privatisht dhe më pas, në mënyrë të pazakontë, letrën e tij e kishte përkthyer në hebraisht.

Kuratori i Librarisë Britanike, Daniel Lowe, që ka zbuluar letrën së fundmi, është i habitur. Ndërkohë që arabishtja ishte në përdorim ditor dhe Hiskal pa asnjë dyshim lexonte anglisht, pse duhej që Jenkins të komunikonte në hebraisht.

Lowe thotë se ai mund ta ketë përdorur këtë gjuhë si një kod sekret, që të kuptohej nga Hiskal, por jo nga mesazherët- dhe ndoshta, jo nga Imami dhe nga “burri nga Persia”.

Por nëse kjo mbetet një mister, është shumë e njohur që hebrenjtë dikur jetonn në mbarë Arabinë.

Kurani flet për tributë hebrenje brenda dhe rreth Medinës në shekullin e 7-të dhe udhëtari mesjetar Benjamin Tudela, që ka kaluar aty rreth vitit 1170, e përshkruan si të konsiderueshme popullatën hebrenje në zonat e sotme të Iranit, Irakut dhe Arabisë Saudite, si dhe në Gji.

Bagdadi ka qenë shtëpia e hebrenjve që prej shekullit të 6-të Përpara Krishtit.

Rreth kohës së Luftës së Parë Botërore, zyrtarët përllogarisnin se qyteti kishte rreth 55 deri në 80 mijë hebrenj, në një popullsi totale prej 200 mijë banorë, një numër i barabartë ose më i madh se komunitetet hebrenje në Varshavë apo Berlin.

Sot kanë mbetur diçka më pak se dhjetë.

Për një kombinim arsyesh, përfshi emigrimin ekonomik, presionin politik dhe mbi të gjitha persekutimin, sidomos pasi u shpall shteti i Izraelit në vitin 1948- thuajse të gjithë komunitetet hebrenje në vendet e Gjirit u mpakën në asgjë gjatë shekullit të 20-të.

Dy mbijetuan.

Në Iran mbeten rreth 25 mijë hebrenj, ndërsa në Bahrein ka një minoritet të vogël hebre, përfshi disa familje, që kanë pushtet domethënës. Deri vitin e shkuar, ambasadori i Bahreinit në SHBA ishte një grua hebreje, Houda Nonoo.

Por asnjë komunitet nuk e pati jetën e lehtë.

Sulme raciste janë regjistruar në Iran dhe në Bahrein.

Ndërkohë, diplomati britanik John Gordon Lorimer flet për tensionet e shkaktuara nga biznesmenët hebrenj në Kuvajt, të cilët përgatisnin pije alkoolike dhe u mundësonin myslimanëve vendas që të thyenin ligjet fetare.

Në vitin 1917 pati një plan të çuditshëm për të përdorur Bahreinin si një krye-urë për të krijuar një shtet hebre në Arabinë Lindore, në një shkretëtirë aty pranë, por asgjë nuk ndodhi.

Vetëm pak javë më pas, Sekretari i Jashtëm britanik, Arthur Balfour mbështeti idenë për ngritjen e një “shtëpie kombëtare për hebrenjtë” në Palestinë.

Sot, trashëgimia kulturore e hebrenjve sauditë mbetet kryesisht në muzikë.

Një këngë e titulluar Ya Shayile El Gerre- e regjistruar në vitin 1930, këndohet nga Sett Salima Pasha, një këngëtar hebre nga Iraku, shoqëruar nga muzikantët hebrenj të Kuvajtit, Daoud al- Kuwaiti dhe vëllai i tij, Saleh.

SHKARKO APP