Hëna mund të mbajë sekretet se si filloi jeta në Tokë
Nasa shpreson se do të jetë e pari që do zhvendosë njerëzit në Mars. Agjencia Evropiane (ESA) ka ambicie krejtësisht të ndryshme, duke deklaruar se ajo dëshiron të kolonizojë Hënën. ESA thotë se dëshiron që të ndërtojë një bazë hënore deri në vitin 2030. Megjithatë, në një deklaratë ajo tha se nuk do të garojë me të NASA-s, e cili ka deklaruar më parë se dëshiron të kolonizojë planetin.
“Përfundimisht ne do të shohim një infrastrukturë të qëndrueshme për kërkimin dhe eksplorimin, ku njerëzit do të jetojnë dhe do të punojnë për periudha të zgjatura.” Këtu do të vëmë në praktikë mësimet e Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, për të krijuar një strukturë të ngjashme me ato që shohim në Antarktidë sot. Në të ardhmen hëna mund të bëhet një vend ku kombet e botës punojnë do të punojnë së bashku”.
Objektivi afatgjatë është që t’u sigurojë shkencëtarëve njohje më të mirë të burimeve hënore. Ata besojnë se hëna mund të mbajë sekretet se si filloi jeta në Tokë.
ESA ka thënë: “Sekretet se si jeta filloi në Tokë më shumë se tre miliardë vjet më parë do të mund të ruajtur mirë në këto fusha të pashkelur – 384 mijë kilometra larg”.
Express.co.uk. Përshtati: Redjon Shtylla