“Heritage Foundation” vlerëson Shqipërinë

Organizata prestigjioze ndërkombëtare  “Heritage Foundation”, bazuar në të dhënat e Bankës Botërore dhe Doing Busines, konstaton që komponenti i lirisë së punës në Shqipëri, ka pësuar një rritje në 52.9% nga 49.7%, që ishte një vit më parë.

Lajmi konfirmohet nga Inspektoriati i Punës, ku thekson se ky konkluzion pozitiv ka ardhur si rezultat i vlerësimit të disa faktorëve, që lidhen me me klimën e përmirësuar të marrëdhënieve të punës dhe respektimit të të drejtave të punëmarrësve, konform ligjit.

Zëdhënësja e Inspektoriatit të Punës, Daniela Hasani në deklaratën për mediat thekson se “kemi bindjen, që ky vlerësim pozitiv vjen edhe si rezultat i kontributit të dhënë nga Inspektorati i Punës, gjatë vitit që shkoi, për përmiresimin e marrëdhënieve të punësimit dhe kushteve të punës, duke patur qëllim dhënien e dinjitetit që i takon çdo punonjësi".

Swiss Digital Desktop Reklama

"Në këtë drejtim do të vijojmë të punojmë edhe gjatë ketij viti, duke u angazhuar në luftën kundër informalitetit në të gjitha format në të cilat ai shfaqet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot permes nje udhëzimi te leshuar nga Drejtori i Pergjithshem i Inspektoriatit te Punes, Dritan Ylli, Degët Rajonale në të gjithë vendin do të nisin një kontroll për punën që kryhet në turnet e dyta dhe të treta, orët shtesë, si dhe per ditët e pushimit apo të festave zyrtare”, thuhet në njoftimin për mediat

Gjatë vitit 2014, bën me dije ISHP, rreth 35 për qind e punëmarrësve informal, janë konstatuar të punojnë në turnet e dyta dhe të treta. Përmendim rezultatet e mira që pati kontrolli i ushtruar nga inspektorët e Degës Rajonale te Tiranës në subjekte qe ushtrojne aktivitetin gjate nates, u konstatuan punëmarrës informalë dhe përvec kësaj dhe shumë shkelje të dispozitave ligjore që rregullojnë punën e kryer me turne.

“Në ato subjekte, ku do të konstatohen shkelje flagrante të ligjit, sic jane punësimi informal dhe mosderdhja e sigurimeve shoqerore per punonjësit, apo shkelje qe lidhen me kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit dhe punën e kryer në turnin e dytë dhe të tretë, inspektoret do të marrin masa urgjente, deri në pezullimin e punës.  

Për një ndikim sa më pozitiv për përmirësimin e situatës në lidhje me marrëdhëniet apo kushtet e punës për punëmarrësit do t’ju kërkonim të gjithë subjekteve që të jenë sa më bashkëpunues”, tha ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?