Heroi i fitores tregon atmosferën elektrizuese në dhomat e zhveshjes, festë me këngë shqip në Serbi
Heroi i Shqipërisë në ndeshjen kundër Serbisë, Rey Manaj foli tepër i emocionuar pas ndeshjes, ku Shqipëria siguroi 3 pikë vendimtare për kualifikimin. Pas vërshëllimës finale, menjëherë djemtë e kombëtares krijuan atmosferë në dhomat e zhveshjes ishte elektrizuese. Lojtarët shpërthyen në festë, teksa nuk munguan këngët patriotike dhe emocionet e forta. Ishte vetë Manaj që ndau një video të shkurtër në rrjete sociale, ku shihen futbollistët duke festuar me entuziazëm këtë fitore historike. Sulmuesi kuqezi shtoi se fanellën e kësaj ndeshjeje do t’ua dhurojë prindërve. ”Ata e ndjenë më shumë atë që ndodhi në ndeshjen e parë (kur humba penalltinë kundër Serbisë në Tiranë) dhe e meritojnë”, theksoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

