Heroi i heshtur i Liverpool

Në Angli besojnë se djali që i dha topin mbrojtësit Alexander Arnold, ishte kyç në golin e katërt që shënoi Liverpool ndaj Barcelonës dje në mbrëmje.

Ishte minuta e 78 e ndeshjes dhe rezultati i përgjithshëm ishte 3-3 kur Trent Alexander-Arnold tentoi një krosim nga e djathta dhe një mbrojtës i Barcelonës e dërgoi topin në goditje këndi. Në atë moment ndodhi gjithçka. Divock Origi iu afrua zonës së vogël për të nxjerrë jashtë topin në mënyrë që Arnold të ekzekutonte goditjen e këndit.

Në këtë moment lojtarët e Barcelonës i heqin të gjithë sytë nga topi, ndërkohë që mbrojtësi e niste lojën shpejt dhe sulmuesi belg Origi shënon me lehtësi nga fare pranë portës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?