Heshtje zgjedhore, nesër 3.4 milion Shqiptarë votojnë

Mesnata e së premtes shënoi fundin e fushatës dhe nisjen e heshtjes zgjedhore. Një ditë përpara zgjedhjeve, ligji, konkretisht Kodi Zgjedhor, ndalon çdo parti të bëjë fushatë apo propagandë drejtuar zgjedhësve.

Vetëm administruesit e procesit të certifikuar nga KQZ janë në detyrë në ditën e heshtjes zgjedhore për të bërë shpërndarjen e materialeve dhe fletëve të votimit në qendrat e votimit.

Procesi do të vëzhgohet nga mbi 5 mijë vëzhgues, përfshirë edhe vëzhguesit afatshkurtër të misioneve diplomatike në vend.

Burime jozyrtare, thonë se në këto zgjedhje që pasojnë dhe krizën politike 3 mujore, do të angazhohen 20 grupe vëzhguesish amerikanë. Ndërkohë sa i takon numrit të zgjedhësve, Ministria e Brendshme publikoi disa ditë më parë numrin e votuesve të regjistruar, për Parlamentaret e 2017-s.

Nga 3.451.896 persona 136.239 do të votojnë për herë të parë. Ndër ta, 51 për qind janë meshkuj ndërsa 49 për qind janë femra.

Për herë të parë në vendin tonë 1367 persona të dënuar nuk do të kenë të drejtën e votës, si pasojë e ligjit të dekriminalizimit.

Të dielën në qendrën e votimit, çdo qytetar me të drejtë vote, do të gjejë të listuar në fletën e votimit 18 parti politike, të cilat kanë paraqitur dhe kandidaturat e tyre për parlamentin e ardhshëm. Në total, në garën e së dielës, do të garojnë 2666 kandidatë

SHKARKO APP