Hetime pas fotos së Miss Libanit me Miss Izraelin

Një foto e bërë në Miss Univers mes dy vajzave bukruoshe Miss Libani dhe Miss Izraeli ka hapur probleme për këtë të parën.

Për shkak të tensioneve mes dy vendeve, pas publikimit të fotos Libani ka thënë se do të nis një investigim per publikim e saj, ndërsa vet vajza është justifikuar duke thënë se ajo po bënte foto me Miss Japoninë kur hyri bukuroshja nga Izraeli dhe bëri një selfie.

Libanezja Saly Greige ka shpjeguar se ajo nuk ka pasur asnjë komunikim me Miss Izraelin, Doron Matalon, por se kjo u përpoq disa herë të dilte në foto me të.

"Që nga dita e parë e arritjes sime për të marrë pjesë në Miss Universe, kam qenë shumë e kujdesshme duke iu shmangur çdo komunikimi apo fotografimi me Miss Izraelin, e cila ka tentuar disa herë të bëjë foto me mua. Isha duke bërë një foto me Miss Japoninë, Miss Slloveninë dhe papritmas Miss Izraeli kërceu dhe shkrepi një selfie, të cilën më pas e shpërndau nëpër rrjetet sociale”, shkruan ajo në Facebook, duek kërkuar mirëkuptimin e popullit të saj.

Ndërsa Miss Izraeli ka thënë se i vjen keq për këtë gjë dhe se është e trishtuar nga ajo çka ndodhur pas fotos.

SHKARKO APP