Hetimet për 21 janarin, paraqitet në SPAK ish-kryeministri Sali Berisha

Paraqitet në SPAK ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha është thirrur nga SPAK si person në dijeni për ngjarjet e 21 janarit 2011. Ish-kryeministri Berisha ka firmosur fletëthirrjen e tretë të SPAK, teksa u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për çështjen Partizani.

Më 21 janar 2011 mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, ndërsa në krye të qeverisë ishte Sali Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është hera e parë që Berisha shkon në SPAK lidhur me hetimet për 21 janarin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?