Hetuesi i komunizmit Shyqo po na rreh sërish!
Nga Mentor Kikia/
Parlamenti dhe tërë politika jonë është futur në një sherr të madh. Shkaku është se një hetuesi të komonumzit, Shyqyri Çoku, qeveria i ka dhënë një medalje mirënjohjeje, meqë ka qenë edhe partizan. Pastaj ai është bërë kasap dhe mes njerëzve që ka torturuar, ka qene edhe kleriku i famshëm At Zef Pllumi. Njerëz si Çoku duhej të kishin përfunduar në burg me kohë, por meqë këtu krimet e komunizmit nuk u dënuan, por në burg përfunduan vetëm ca ish politikanë të lartë komunistë për kafetë dhe mishin që kishin ngrënë, Shyqi nuk shkoi në burg.
Tani sherri është pse i dhanë medalje. Qeveria miratoi medaljet për të gjithë veteranët e katëgorisë së parë, ku bënte pjesë e Shyqi, mëse kishte qene partizan. Qeveria thotë se nuk lexuam emrat por Shyqi e ka marrë medaljen meqe ka gëzuar këtë status. Statusin ia ka dhënë qeveria e Berishës 20 vjet më parë, meqë ai ka qenë partizan, dhe si i tillë ska pse i mohohet ai kontrobut. Të dyja qeveritë ia kanë mbytur në tym, sepse nuk paguajnë njerëz të hairit por njerëz “copy paste”.
Tani ku është problem këtu?- do të thoshte dhe ajo e tatimeve të Portokalli-së.
Të dyja palët kanë bërë një procedurë, që vjen nga mos dënimi I krimeve të komunizmit. Zgjidhja është shumë e thjeshtë. Hiqeni Shyqin nga lista, hiqjani medaljen dhe vini njeri të pastrojë listat nga Shyqët e tjerë.
Ndërsa deputetët të merren më punën për të cilën janë zgjedhur sepse Shqyi që rrahu At Zef Pllumbin pa na rreh edhe neve tani. Ky dreq komunizmi edhe pas cerek shekulli na ngatërrohet nëpër këmbë e s’na lë të ngrejmë kokë.