Hetuesit e BKH-së, nis testi i poligrafit për kandidatët
Ka nisur testi i poligrafit apo ndryshe makina e së vërtetës për kandidatët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Poligrafit do t’i nënshtrohen 35 kandidatët që pak ditë më parë (30 nëntor) kaluan fazën e intervistimit.
Kandidatët e BKH kanë bërë gjithashtu edhe deklarimin e pasurisë së tyre dhe familjarëve të tyre online, ndërkohë që iu dha një kohë e konsideruar si e mjaftueshme për të dorëzuar dokumentacionin e shkruar.
Deklaratat e pasurisë së tyre janë verifikuar nga një komision në të gjitha institucionet, pra ngjashëm me Vettingun.
Sakaq testi i poligrafit është faza e fundit që do bëhet nga anëtarë të SHÇBA-së, kreu i SPAK-ut dhe anëtarët e Komisionit.