Hidhet shorti për Erion Veliajn. Ja kush është trupa që do të gjykojë Kryebashkiakun

Është hedhur shorti për trupën gjykuese për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Pas hedhjes së shortit është caktuar treshja e gjyqtarëve të cilët do të gjykojnë dosjen e Veliajt.

Kryesuese do të jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy gjyqtarët e tjerë do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.

Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?