“Hiq këmishën si Vladimiri” (FOTO)

Pa këmishë si Putin… Në Rusi ka nisur në masë sfida #Putinpakëmishë dhe kjo është padyshim, gara e verës 2017. Homazhi ndaj gjoksit robust presidencial, duket se ka nisur në Instagram nga Pavel Durov, themelues i rrjetit social rus VKontakte dhe Telegram.

“Hiq këmishën si Vladimiri” ishte sfida e lëshuar nën hashtagun #PutinShirtlessChallenge, në të cilën ftohen rusët të pozojnë me gjoks të ekspozuar, ashtu siç edhe ka bërë numri një i Kremlinit gjatë pushimeve të tij në Tuva.

Dhe në fakt, në rrjetet sociale, janë të pafundë të rinjtë, fëmijët por edhe gratë që i janë përgjigjur sfidës. Vetëm pak ditë më parë, presidenti rus, i zhveshur deri në brez, sfidoi ujërat e ftohta të një liqeni malor, në kuadër të një udhëtimi tre ditor peshkimi dhe gjuetie në zonat e egra të Siberisë.

Ai është i njohur për pozat e tij prej të forti, që kanë kontribuar edhe ato në rritjen e popullaritetit.

https://www.instagram.com/p/BX4vquWDCuC/?tagged=putinshirtlesschallenge

https://www.instagram.com/p/BX439CHBbWD/?tagged=putinshirtlesschallenge

SHKARKO APP