Hiqet pagesa e dyfishtë e skanimit në dogana, ja kush përfiton
Qeveria ka vendosur të ndryshojë ligjin për marrëveshjen me koncesionarin “Rapiscan” pas ankesave të shumta të bizneseve për pagesën dy herë të skanimit në dogana.
Projektligji ka marrë miratimin dhe pritet vendimi i Avokaturës së Shtetit, e cila rregullon marrëdhënien me koncesionarin.
Qëllimi i këtij projektligji synon përcaktimin e deklaratave të cilat do të përjashtohen nga pagesa e tarifës së shërbimit të skanimit dy ose më shumë herë për të njëjtin mall.
Por çfarë ndryshimesh përcaktohen në këtë projektligj?
1. Përjashtohen nga pagesat mallrat e vendosura në regjimin e transitit.
2. Mallrat që dalin nga regjimi i magazinimit doganor drejt një destinacioni tjetër doganor, me përjashtim të rieksportit.
3. Mallrat që hyjnë në magazinat e lira dhe gjithashtu mallrat që dalin nga magazinat e lira me procedurë ri eksporti.
4. Asgjësimin e mallrave nën kontroll doganor, shkatërrimin e mallrave pas regjimit të përpunimit aktiv me rimbursim.
5. Mallrat që vendosen në qarkullim të lirë pas vendosjes në regjimet doganore pezulluese dh mallrat (produktet kompensuese) të përfituara nga regjimi i përpunimit aktiv me destinacion rieksportin e transferimet nga një regjim pezullues në tjetrin ç importet rastësore të mallrave me natyrë jo tregtare (deklarata të thjeshtëzuara)BW.