Historia e një gruaje të goditur nga një meteor

Ka ndodhur në vitin 1954 dhe është i vetmi rast i dokumentuar. Protagonistja ia hodhi vetëm me një plagë, por ngjarja e pazakontë nuk i solli fat. Ann Hodges ishte 34 vjeçe kur më 30 nëntor të 1954 u godit nga një meteor që peshon të paktën 4 kg. Meteori fillimisht goditi çatinë e shtëpisë së saj në Sylacauga të Alabamas, në SHBA. Atë kohë gruaja Ishte duke marrë një sy gjumë në shtrat. Hodges pësoi një hematomë, siç raportonte artikulli i Smithsonian që ngjalli historinë,  duke filluar nga artikulli “Life” më 13 dhjetor 1954. Ky artikull shkaktoi një betejë të fortë ligjore mes familjes Hodges dhe pronarit që iu kishte dhënë me qira banesën ku ndodhi ngjarja e pazakontë.

Beteja ligjore

hodges 1Pikërisht kjo është pjesa më pak e njohur e tregimit. Menjëherë pas incidentit erdhi mosmarrëveshja për pronësinë e gurit të çmuar. Pas një viti pronari i shtëpisë u përball në Gjykatë me qiramarrësit Ann Hodges dhe burrin e saj me pretendimin se meteori i përkiste meqë ra në pronën e tij. Çështja u zvarrit për një farë kohe, deri kur pronari i shtëpisë hoqi dorë nga pretendimet e marrjes së meteorit. Ndërkohë, edhe interesi për objektin hapësinor kishte rënë. Ai nuk kishte më as të njëjtën vlerë monetare në treg. Askush nuk ishte interesuar më që ta përvetësonte dhe e njëjta Hodges përfundoi duke e përdorur si bllokues dere që e mbante atë hapur. Më vonë ajo ia dhuroi Muzeut të Historisë Natyrore në Alabama ku ruhet edhe sot. Më me pak bujë, një fqinji i saj në fakt kishte arritur që me një copë të vogël meteori që kishte rënë pranë pronës së tij, të bënte pasuri. Burri bleu shtëpi dhe makinë.

Fundi i hidhur

gibeon.630x360Historia pati një fund edhe më të trishtueshëm për Hodges. Duket se problemet ligjore dhe zhgënjimi për të mos qenë në gjendje për të përfituar në një farë mënyrë nga ngjarja e jashtëzakonshme, sollën për të probleme psikologjike dhe fizike. Gruaja u divorcua nga burri dhe vdiq në vitin 1972 nga komplikacionet e veshkave.

E pabesueshme, por e vërtetë

Që historia e saj është një gjë e rrallë, këtu nuk ka asnjë dyshim. Mundësia për tu goditur nga një meteor dhe për më tepër të jetosh, është me të vërtetë minimale: 1 në 1milion e 600 mijë njerëz, është një mundësi që pothuajse nuk ndodh pothuajse kurrë. Flitet për një incident në Indi, në vitin 1825, ku mbeti i vrarë një burrë dhe u plagos një grua, por nuk pati asnjë dokument që të konfirmohej vërtetësia e ngjarjes.

SHKARKO APP