Historia e veçantë e Shën Valentinit, 900 karafila për 834 vajza

Kush mendon se me rastin e ditës të të dashuruarve, vetëm ata mund të dhurojnë dhurata, e keni gabim. Dikush ka menduar për 834 vajza të shkollës. Pra, ky student i shkollës së mesme  u siguruar që çdo vajzë në shkollën e tij t’u ndjente e veçantë për Ditën e Shën Valentinit. 17-të vjeçari Hayden Godfrey, kishte ruajtur për një vit e gjysmë lekë për të blerë lule për çdo vajzë një karafil.  Shuma  për 900 karafila ka shkuar në 450 dollarë.

Që klasën e nëntë, Godfrey ka dhënë nga sasi të ndryshme të luleve për vajzat çdo vit. Godfrey ka mbledhur  fonde për lulet duke punuar në disa vende, sipas The Herald Journal, duke përfshirë punën si kuzhinier në McDonalds dhe një pjatalarës në një restorant meksikan. Ai i mori lulet në shtëpinë e tij tre javë më herët dhe disa e kanë ndihmuar për ti bërë ato gati. “Mendova se sa më shumë njerëz të jetë e mundur duhet të ndihen të lumtur në ditën e Shën Valentinit,” tha ai.

Dhe ai ka punuar. Një student ka shkruar në Facebookun e  Godfrey : “Faleminderit shumë !! Për atë që bëre në jetën time, dhe askush nuk e kishte bërë”. Postimi i tij në facebook ka marrë deri më tani mbi  20 mijë pëlqime dhe mbi 7 mijë shpërndarje.

Edhe e dashura e tij e ka miratuar se edhe ajo e donte këtë gjest. “Unë, vetë kam shpenzuar shumë në Ditën e Shën Valentinit dhe nuk marr asgjë,” tha ajo për ABC News. “Unë e di se si ndihen ato vajza”.

Burimi: Usa Today/ Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP