Historia e vogëlushit “magjistar” të braktisur
Ky është një ato momente që të copëton zemrën. Një djal dy vjeçar nigerian dhe i uritur i jepet ujë nga një punëtore bamirësie, pasi ai u mohua për vdekje nga familja e tij, sepse ata mendonin se ai ishte një magjistar. Djali, tani i quajtur Hope, u gjet i dobësuar dhe i mbushur me krimba, pasi u detyrua të jetojë jashtë për 8 muaj dhe ka mbijetuar nga bamirësia e kalimtarëve të rastit. Ai u shpëtua më në fund pasi u zbulua lakuriq, teksa endej rrugëve në 31 janar nga Anja Ringgren Loven, një grua daneze që jeton në Afrikë.
E tmerruar nga gjendja e Hope, zonja Loven filloi ta ushqente atë. Më pas ajo e ka çuar në spitalin më të afërt për trajtim. Loven është themeluesja e Fondacionit për Arsimimin dhe Zhvillimin e fëmijëve afrikanë, të cilën ajo e krijuar tre vjet më parë për të ndihmuar fëmijët që janë etiketuar si magjistarë, dhe më pas janë vrarë nga anëtarët e komunitetit të tyre.
“Mijëra fëmijë janë duke u akuzuar se janë shtriga e magjistarë, dhe ne kemi parë torturimin e fëmijëve, fëmijët e vdekur dhe të tjerët tëfrikësuar fëmijë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Burimi: Daily Mail/ Sidorela Lepri