Historiania ruse: Ja misioni që Ramiz Alia i ngarkoi Sali Berishës në ’90 dhe si u ndryshua sistemi pa gjakderdhje

Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin e saj “Historia e Shqipërisë Përgjatë Shekullit XX”, rrëfen momentet e ndryshimit të sistemit në Shqipëri në vitin 1990.

Referuar një interviste të dhënë, ajo citon Ramiz Alinë t’i ketë thënë Sali Berishës që të kontaktonte me organizatorët e grevës.

Por, sipas historianes ruse, Berisha e kishte kuptuar që misioni i ngarkuar nga Ramiz Alia do të dështonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vend të zbatimit të misionit, Sali Berisha me disa intelektualë të kohës vendosën të krijojnë Partinë Demokratike, duke shënuar kështu ndërrimin e sistemit pa gjakderdhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që kur ishte në burg në një intervistë dhënë gazetës “Koha Jonë” në maj të vitit 1995, Ramiz Alia pohonte se ishte pikërisht ai që zgjodhi kardiologun e njohur e aktivistin e organizatës së Partisë së Tiranës, Sali Berisha, për të kontaktuar me organizatorët e grevës së urisë e të mitingjeve studentore”, thotë ajo në librin për historinë shqiptare gjatë shekullit 20, raporton Sot.

Në vijim të rrëfimit për këtë pikë të historisë, Smirnova tregon vendimin e Berishës për moszbatimin e misionit të ngarkuar nga Ramiz Alia.

Ajo tregon se Berisha mblodhi disa intelektualë si Gramoz Pashkon, Neritan Cekën, Luan Omarin dhe Azem Hajdarin për t’iu komunikuar vendimin për krijimin e një partie të re, që më datë 2 dhjetor u regjistrua dhe shënoi lindjen e pluralizmit në Shqipëri, pas gati një gjysmë shekulli sundimi të regjimit të Enver Hoxhës.

Por Berisha e kuptoi shumë shpejtë se misioni i ngarkuar qe i paracaktuar të dështonte, ndërroi kampin dhe së bashku me pedagogët e Universitetit të Tiranës e përfaqësues të tjerë të inteligjencës, krijuan partinë e rinisë e të intelektualëve, në të cilët hynë ekonomisti Gramoz Pashko, arkeologu Neritan Ceka, mjeku kardiolog Shahin Kadare, juristi Luan Omari, udhëheqësi i Lëvizjes Studentore Azem Hajdari etj.

Ky grup qe bërthama e Partisë Demokratike e drejtuar më pas nga Berisha”, shkruan historiania ruse, duke shtuar se më 2 dhjetor të vitit 1990 u regjistrua Partia Demokratike. Kjo ditë sot vlerësohet si dita e lindjes së pluralizmit politik në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?