Horoskopi, 14 dhjetor 2016

Dashi 21/3 – 20/4

Përpiquni që të mos u futeni shumë thellë çështjeve tuaja emocionale me partnerin/en, është më mirë t’i mbani gjërat në nivel. Financat do jenë në gjendje të mirë.

Demi 21/4 – 21/5

Do të befasoni partnerin/en, mbase edhe veten, me një veprim impulsiv që duket se është kundër karakterit tuaj. Megjithatë mendoni çfarë është më e mira për ju. Në planin financiar do keni fat.

Binjakët 22/5 – 21/6

Është një ditë shumë e mirë për të komunikuar me partnerin/en, edhe për ju që jeni shumë të aftë të dilni aty ku doni. Buxheti nuk do përballet me asnjë vështirësi.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Jepini vetes një shtysë për t’i çuar gjërat atje ku dëshironit në fillim porsa i përket marrëdhënies suaj në çift. Beqarët nuk do jenë në humor për takime dhe do rrinë vetëm.

Luani 23/7 – 21/8

Njeriu juaj i zemrës do ndjejë nevojën që të bisedojë me ju rreth ambicies së tij, do të rezultojë që ju jeni pjesë e rëndë- sishme e jetës së tij.. Buxheti do jetë në gjendje të mirë.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Detajet kanë shumë rëndësi sot për sa i përket çifteve. Beqarët duhet të luftojnë për të bërë për vete një person. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer.

Peshorja 24/9 – 23/10

Energjia juaj e brendshme po ju bën të ndiheni të fuqishëm drejt suksesit. Beqarët bëjnë mirë të mos rrezikojnë. Për financat do jetë një ditë e kënaqshme.

Akrepi24/10 – 22/11

Është një nga ato ditë që duhet të siguroheni që po i shtyni gjërat deri në pikën ku mund të jetë e mirë për ju. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Nuk është mirë që të mërziteni apo të ndiheni në ankth. Kjo gjë do të prishte edhe harmoninë që keni krijuar në çift. Buxheti i mirë, por gjithsesi tregoni kujdes.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Në vend të miqve dhe kolegëve keni mbledhur rreth vetes një tufë “korbash” të gatshëm t’ju hanë në çdo çast. Mbajeni mendjen të lidhja juaj e dashurisë. Venusi do ju ndihmojë me financat.

Ujori 21/1 – 19/2

Gjeni një mënyrë të re për të për- çuar mesazhet tuaja, mund të arrini të komunikoni me partnerin pa u acaruar. Në planin financiar bëni kujdes me shpenzimet.

Peshqit 20/2 – 20/3

Arrini ta ndieni ndryshimin në marrëdhënien tuaj në çift përpara se të ndodhë dhe kjo jua bën përshtatjen më të thjeshtë. Me financat do dini si të veproni.

SHKARKO APP