Horoskopi, 17 mars 2016
Dashi
Një mendim, një kujtim, një pendesë…do ta bëjnë këtë ditë të ndiheni si në ajër, por dëshira për të jetuar diçka emocionuese me njeriun e zemrës është shumë e bukur. Beqarët ka mundësi të mendojnë për lidhje me një person që e kanë pasur gjithmonë pranë. Te financat yjet do ndikojnë pozitivisht.
Demi
Edhe pse do të përfshiheni në disa vështirësi private me partnerin/en, ju do të keni përkrah ndikimin e hënës dhe të Mërkurit. Gjithçka do kalojë lehtësisht. Beqarët do ëndërrojnë gjëra të pamundura dhe nuk do arrijnë dot asgjë. Kujdes tregoni me financat.
Binjakët
Do të pushtoheni nga mendimet, por do të jenë rezultative për një arritje në jetën tuaj private. Nuk do të jeni vetëm, do keni edhe mbështetjen e partnerit/es. Beqarët do realizojnë një takim të veçantë. Në planin financiar duhet të bëni kujdes me shpenzimet.
Gaforrja
Ditë me fat për të dashuruarit. Duhet të besoni te dashuria e partnerit/es me të cilin jeni të lidhur prej pak kohësh. Një udhëtim do ju bënte mirë si çift. Beqarët sado që do mundohen nuk do e bëjnë dot për vete personin që pëlqejnë. Me financat nuk duhet të nxitoheni.
Luani
Diçka në mendje do të lindë dhe diçka në zemër do të “shpërthejë”. Dashuria, pavarësisht shpërqendrimeve nuk do përjashtojë momentet romantike me njeriun e zemrës. Beqarët do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare. Buxheti do mbetet i qëndrueshëm.
Virgjëresha
Hëna në shenjën e peshqve do t’ju bëjë përtacë dhe të mërzitshëm ndaj partnerit/es. Por dashuria është diçka tjetër dhe jo ajo që po jetoni. Beqarët as vetë nuk e dinë se çfarë do bëjnë dhe do humbin disa mundësi të mira. Në planin financiar duhet ta kufizoni paksa veten.
Peshorja
Shkoni të sigurt drejt objektivit të synuar, do të merrni edhe mbështetjen e njeriut tuaj të zemrës për të arritur qëllimet tuaja. Beqarët do kenë plot takime por nuk do ndihen ende gati të hedhin hapa. Buxheti nuk do jetë i keq, por kujdesi nuk duhet shmangur.
Akrepi
Një “vullkan” pasional ende i fjetur, për disa, por ai mund të shpërthejë në çdo moment-sot, nesër, muajin që vjen. Marsi do t’ju favorizojë në drejtim të marrëdhënies suaj në çift. Beqarët do ndjehen mirë me personat e rinj dhe mund të nisin edhe lidhje. Në planin financiar fati do jetë me ju.
Shigjetari
Bëni kujdes ndaj lajmeve në ardhje, Mërkuri nuk është i besueshëm për dashurinë. Duhet të ruani qetësinë dhe ti besoni partnerit/es për të mos prishur marrëdhënien. Beqarët nuk do mendohen gjatë, por do hidhen në krahët e të parit që do ju propozojë. Me financat do jeni të arsyeshëm.
Bricjapi
Vendime të mira për sa i përket marrëdhënies suaj në çift. Iniciativa të lumtura edhe për familjen tuaj. Beqarët duhet të presin edhe pak ditë në mënyrë që të gjejnë personin e përshtatshëm. Sektori financiar nuk do të ketë aspak probleme, kështu që mund të kryeni edhe shpenzime.
Ujori
Jupiteri lajmëron për ju një periudhë tjetër të vështirësive në marrëdhënien tuaj në çift. Ndaj sistemoni gjithçka sot për t’i paraprirë çdo problemi. Beqarët duhet të dalin nëpër takime, por jo të nxitohen dhe të hedhin menjëherë hapa. Me financat do jeni të logjikshëm.
Peshqit
Sot mund t’ia dilni më së miri në gjithçka: punë, studime,dashuri. Disa çështje familjare me partnerin/en do të qartësohen dhe ju do të ndiheni shumë të lumtur. Beqarët mund të dashurohen me personi e gabuar, kujdes me vendimet që do merrni. Në planin financiar nuk priten vështirësi.