Horoskopi 21 gusht 2015

Dashi

Ditë e mbushur me çaste të lumtura kjo e sotmja për të dashuruarit. Nëse jeni në një lidhje duhet të mendoni të bëni surpriza sa më shumë në mënyrë që të mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Financat do vazhdojnë të mbeten të mbrojtura. Do jeni të matur me çdo lloj shpenzimi dhe nuk do keni probleme.

Demi

Do jeni shumë të sinqertë sot me atë që keni në krah dhe marrëdhënia në çift do vazhdojë të mbetet e qëndrueshme. Në planin financiar gjithçka do ecë si duhet. Do jeni të kujdesshëm me shpenzimet dhe do i organizoni më së miri ato para që keni.

Binjakët

Sot do jetë një ditë më e mirë për ju. Pas një periudhe delikate do filloni t’i kuptoni gabimet dhe të kërkoni falje. Mbrëmja do jetë shumë e veçantë, do e kaloni pranë njerezve që keni përzemër. Buxheti nuk do jetë në gjëndjen më të keqe, megjithatë mirë është të shpenzoni me kujdes e maturi. Duhet menduar edhe për të ardhmen

Gaforrja 

Do i qëndroni shumë besnikë partnerit tuaj gjatë kësaj dite edhe pse tundimi shpesh mund të jetë i fortë. Do i dëshmoni atij se ndjeni aq shumë saqë askush nuk do mund t’iu largojë dot nga njëri­tjetri. Kujdes nga disa persona që do mundohen t’ju joshin. 

Luani

Ditë e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja në aspektin profeional. Do ju duhet të punoni fort për të arritur objektivat tuaja, konfliktet me një koleg do ju bejnë që të merrni vendime të rëndësishme, mbase dhe për mirë për ju. çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si keni dëshiruar.

Virgjëresha

Keni kohë që keni rënë në një gjëndja qetësie, nuk keni deshirë të bëni asgjë. Rutina është arsyeja kryesore e gjendjes suaj.Dilini, argëtohuni me miq, jepjani vetes kënaqesinë e të bërit dhe aventura kalimtare, por kujdes asgjë më shumë sesa aq. Çdo gjë e ka një limit.

Peshorja
 
Do përkujdeseni gjatë gjithë kohës sot për familjarët tuaj, dhe ambjentin ku ju jetoni.Do ndiheni të bekuar nga prezenca e tyre dhe do merrni vendime të rëndësishme si kurrë më parë. Në aspektin profesional punoni më fort se zaknisht, do keni mjaft ngarkesë. Bëni shumë kujdes.Në planin financiar ndikimi i yjeve do jete negativ. Nuk do arrini dot të kryeni asnjë lloj shpenzimi.
 
Akrepi
 
Rutina do e pushtojë jetën tuaj gjatë kësaj dite dhe shpesh herë do ndiheni si të burgosur. Duhet të shtoni sa më shpejt dozat e imagjinatës që të mos vuani as më vonë. Në planin financiar do keni shumë sukses dhe do arrini t’i shlyeni edhe disa borxhe të vjetra.
 
Shigjetari
 
Nuk do i shprehni aq sa duhet ndjenjat gjatë kësaj dite dhe partneri në disa momente do mendojë se nuk e doni sa duhet. Ne planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme dhe gjendja do mbetet mjaft e qëndrueshme. Do jeni gjithë kohës të qetë.
 
Bricjapi
 
Nuk do keni aspak probleme sot në jetën tuaj, përkundrazi do merreni vesh më mirë me kolegët tuaj, kjo do ju risë entuziazmin për të punuar dhe më fort, bashkpunimi është shumë I rëndësishëm, tregoni aftësitë tuaja në cdo moment, parashikohet rritje në përgjegjësi.
 
Ujori
 
Do kaloni një fazë delikatë do gjëndeni përballë sfidave të vështira. Mos u nxitoni të merrni menjëherë vendime. Do preferoni të qëndroni pranë miqve të ngushtë do merni vetëm këshilla të vlefshme të cilat ju këshilloj t'i vendosni në zbatim.
 
Peshqit
 
Ditë goxha harmonike do jetë kjo e sotmja. Do kaloni çaste fantastike dhe do ndiheni të bekuar nga njerzit që ju rrethojnë .Në planin financiar do përballeni surpriza të këqija dhe nuk do dini çfarë të bëni. Kërkoni sa më parë ndihmë nga të afërmit. 

SHKARKO APP